Armando Sadiku rrezikon ndeshjet me Andorrën dhe Francën

Armando Sadiku rrezikon ndeshjet me Andorrën dhe Francën

15:30, 30/10/2019

Armando Sadiku ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit me Malagën, problem i cili e detyroi të braktiste takimin në minutat finale të lojës.

Megjithatë, pritej që sulmuesi të ishte i gatshëm për ndeshjen e radhës më datë 1 nëntor.

Por, klubi spanjoll ka lajmëruar se shqiptari nuk ia ka dalë të rikuperohet nga problemi muskulor në këmbën e majtë dhe në këtë formë mbetet jashtë.

Por, në fakt Sadiku sipas mediave spanjolle rrezikon edhe sfidën pasardhëse, atë me datë 10 nëntor.

Ndeshje, e cila është e fundit para grumbullimit të Kombëtares, teksa kuqezinjtë kanë në program ndeshjet e fundit të Euro 2020 ndaj Andorrës më 14 dhe Francën më datë 17 nëntor.

Në këtë formë, Sadiku vendos në rrezik serioz pjesëmarrjen në këto dy ndeshje të Shqipërisë, ndërsa tekniku Edi Reja nuk e kishte në dispozicion as në ndeshjet e muajit tetor sulmuesin 28-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco