Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e rivalit të Manchester United

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e rivalit të Manchester United

14:06, 30/10/2019

Nga dhjetori i vitit kaluar Jose Mourinho është i papunë, pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se tekniku portugez mund të marrë drejtimin e Real Madridit, pasi drejtuesit madrilenë nuk janë të lumtur me Zidane.

Gjithashtu thuhet se edhe Mourinho e ka dhënë miratimin e tij, për tu ulur në stolin e “Los Blancos”.

Megjithatë tashmë në skenë del edhe një skuadër tjetër, e cila mund t’i besojë portugezit stolin.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, e ardhmja e 56-vjeçarit mund të jetë përsëri në Premier Ligë, por këtë herë tek Arsenali.

Thuhet se “Topçinjtë” nuk janë aspak të lumtur me trajnerin Emery dhe po mendojnë t’i besojnë drejtimin e ekipit Mourinjos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco