VIDEO/ Bayern fiton me përmbysje ndaj Bochum, shkëlqejnë Gnarby dhe Muller

VIDEO/ Bayern fiton me përmbysje ndaj Bochum, shkëlqejnë Gnarby dhe Muller

21:59, 29/10/2019

Sa shumë vuajtje për Bajernin e Munich! Ekipi i Niko Kovaç arriti kualifikimin për në turin e 1/8-ave në Kupën e Gjermanisë, falë fitores 1-2 në fushën e Bochumit, por vetëm në minutat e fundit.

Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 36-të të pjesës së parë, falë një autogoli të mbrojtësit të ri, Dejvis. Minutat kalonin, por bavarezët nuk po arrinin dot të reagonin.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 83-të, ku Gnabri goditi saktë pranë portës, pas një topi nga e djathta. Bohumi ngeli me 10 vetë në minutën e 88-të, pasi Bela-Kotçap u ndëshkua me të kuq, dhe vetëm disa sekonda më pas, ishte Tomas Myler që shënoi edhe të dytin në të 89-tën, duke çliruar ekipin e Kovaç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco