VIDEO/ Maradona mbërrin në Rosario, tifozët e Newell i bëjnë një pritje të çmendur

VIDEO/ Maradona mbërrin në Rosario, tifozët e Newell i bëjnë një pritje të çmendur

19:42, 29/10/2019

Legjendat nuk harrohen kurrë. Diego Amrando Maradona ndodhet në Rosario pasi ekipi që ai drejton,Gimnasia do të ndeshet me Newell's Old Boys për javën e njëmbëdhjetë në Superligën Argjentinase.

Tifozët rivalë, sidoqoftë, nuk e harrojnë të kaluarën e Maradonës, i cili në vitin 93-94 veshi fanellën e kuqezinjve.  Ata u mblodhën poshtë hotelin ku po qëndron “El Pibe De Oro” dhe filluan të këndonin në nder të tij.

Image

Maradona iu përgjigj tifozëve të Newell nga ballkoni i dhomës së tij, duke dërguar puthje dhe përshëndetje për të pranishmit, madje Diego në disa momente shihej duke kërcyer me këngët që tifozeria vendase ia adresonte atij.

Pritet që në stadium për këtë sfidë të jenë të pranishëm rreth 40.000 mijë spektatorë, shumica e të cilëve kanë ardhur vetëm për të parë Maradonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco