Gareth Bale në Londër, mungon në stërvitjen e Real Madridit

Gareth Bale në Londër, mungon në stërvitjen e Real Madridit

13:30, 29/10/2019

Gareth Bale, bashkë me James Rodriguez, kanë munguar në seancën stërvitore të Real Madridit që u zhvillua sot, para përballjes së tyre me Leganes, të mërkurën.

Uellsiani, me lejen e klubit dhe trajnerit Zinedine Zidane, udhëtoi në Londër të hënën për arsye personale.

Ai raportohet se u takua me menaxherin e tij, pasi e ardhmja e tij në Madrid mbetet e dyshimtë.

Sipas medias spanjolle, “AS”, Bale e kaloi natën në Londër dhe pritej të kthehej në Madrid të martën në mëngjes, me synimin për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Real Madridit në orën 11:00.

Ndërsa, James Rodriguez mungoi në seancën e sotshme për shkak se i lindi një fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco