Halili takon presidentin e klubit italian, diskutohet projekti i bashkëpunimit

Halili takon presidentin e klubit italian, diskutohet projekti i bashkëpunimit

11:45, 28/10/2019

Karlo Neri, presidenti i klubit italian të Askolit, që militon në Serinë B, ishte në kryeqytet këto ditë dhe ka vizituar klubin e Tiranës.

Presidenti i Askolit ka takuar Refik Halilin dhe kanë diskutuar së bashku për mënyrën se si dy klubet mund të bashkëpunojnë në të ardhmen, nëpërmjet partneriteteve, siç raporton “picenotime.it”.

Askoli tenton momentalisht të ketë sa më shumë lidhje me klube ndërkombëtare, ku mund të gjejë talente dhe lojtarë me kosto të ulët.

Pra, klubi italian e sheh Tiranën si një skuadër që mund të prodhojë elementë të rinj, që pse jo mos t’i bashkoheshin në Itali.

Një akord i tillë është pranuar dhe pritet të ketë projekte të ndryshme, që do të pasqyrohen më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco