VIDEO/ Goditet me bërryl, lojtarit grek i thyhen dy dhëmbë

VIDEO/ Goditet me bërryl, lojtarit grek i thyhen dy dhëmbë

08:41, 28/10/2019

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis PSV dhe AZ Alkmar në Eredivizie, e cila u mbyll me fitoren 4-0 të miqve.

Ndonëse kjo ndeshje u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për Alkmarin, nuk ndodhi e njëjta gjë me njërin nga lojtarët e këtij ekipi.

Mbrojtësit grek, Pandelis Haxidhiakos, iu desh të largohej nga fusha e lojës, pa dy nga dhëmbët e tij.

Gjatë një dyluftimi në minutën e 80-të, me bashkëkombësin e tij, Kostas Mitroglu, mbrojtësi 22-vjeçar mori një goditje me bërryl, e cila shkaktoi edhe thyerjen e dy dhëmbëve.

Pikërisht ky episod po bën xhiron e internetit, duke e quajtur si një përballje greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco