Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Trajneri i Arsenalit ‘dënon’ veprimin e Granit Xhakës: Bëri gabim

VIDEO/ Trajneri i Arsenalit ‘dënon’ veprimin e Granit Xhakës: Bëri gabim

22:52, 27/10/2019

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të përfolur orët e fundit, kjo edhe për gjestin që ai bëri gjatë ndeshjes me Cristal Palace.

Lojtari u zëvendësua nga Unai Emeri në minutën e 61-të dhe pikërisht gjatë këtij zëvendësimi ka ndodhur një episod me protagonist mesfushorin.

Gjatë largimit nga fusha në drejtim të Xhakës kishte fishkëllima të shumta nga tifozët.

Pikërisht për këto fishkëllima, ai iu bëri me shenjë tifozëve të fishkëllenin akoma më shumë, në formën e ironisë.

I pakënaqur edhe nga zëvendësimi, 27-vjeçari heq bluzën dhe nuk u ul në stol, por u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes i mërzitur.

Për këtë ka folur edhe trajneri Emeri, i cili ka theksuar se veprimi i lojtarit shqiptar ishte gabim.

“Ai ishte gabim në atë që bëri, por do të flasim me klubin për këtë situatë. Dua të jem i qetë, po me të vërtetë ai ishte gabim në atë që bëri. Do të flasim nëse ai do të jetë kapiten i ekipit”, përfundoi tekniku spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco