Vlerësimi i mediave italiane për Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën

Vlerësimi i mediave italiane për Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën

21:17, 27/10/2019

Një pasdite pozitive mund të konsiderohet kjo e sotmja për dy lojtarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, në ndeshjet që zhvilluan për skuadrat përkatëse në Serie A.

Spali i Berishës ka ndalur në barazim 1-1 Napolin dhe e ka detyruar të hedhë një hap fals.

Ndërsa Atalanta e Gjimshitit ka shkatërruar Udinesen, duke i shënuar 7 gola.

Dy lojtarët kuqezi kanë marrë vlerësime të mira, nga media italiane “Tuttomercato.web”.

Gjimshiti është vlerësuar me notën 6.5. “Drejton mbrojtjen me personalitet dhe pa rrezikuar asgjë. Një nga ndeshjet më të mira të kampionatit, si për të ashtu dhe për Atalantën”, shkruhet për mbrojtësin.

Ndërsa Berisha ka marrë notën 5.5 dhe për të shkruhet: “Vonoi në rastin e golit nga Milik, me gjuajtjen e fuqishme, por jo shumë këndore. Ai ngrihet në pjesën e dytë me një mrekulli ndaj Milikut, i cili ishte shumë pranë golit pas pasimit të Insinjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco