Messi tregon se kush është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave

Messi tregon se kush është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave

11:38, 27/10/2019

Debati se kush është sulmuesi më i mirë në histori të futbollit nuk mbaron asnjëherë dhe duket se të gjithë kanë mendim të ndryshëm për këtë. Megjithatë, emra të caktuar janë gjithmonë në garë për këtë.

Të tillë janë Pele, Diego Maradona, Ronaldo Nazario, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Megjithatë, Messi, i cili cilësohet nga shumë persona si më i mirë i të gjitha kohëve në futboll pavarësisht kategorisë, ia ka dhënë titullin e sulmuesit më të mirë njërit prej konkurrentëve të vet: Ronaldo Nazarios.

“Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që i kam parë, ai ishte më i mirë. Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm”, tha Messi në një intervistë për TyC Sports.

I pensionuar prej një kohë të gjatë, Ronaldo ka luajtur për Barcelonën, Interin dhe Real Madridin. Ai ia ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje në nivel klubi dhe ka shënuar mbi 300 gola.

Ronaldo ka fituar Topin e Artë dy herë dhe është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s tre herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco