E bujshme/ Zidane drejt shkarkimit, 'AS' e bën të sigurt: Mourinho po pret Realin

E bujshme/ Zidane drejt shkarkimit, 'AS' e bën të sigurt: Mourinho po pret Realin

15:00, 25/10/2019

Jose Mourinho shpreson që t’i ofrohet pankina e Real Madridit.

Klubi spanjoll nuk po arrin dot të tregojë diferencën si në kampionat, ashtu edhe në Champions League, pavarësisht blerjeve të shumta.

Së fundmi, prestigjiozja iberike, “AS”, raporton se presidenti i Real madridit, Florentino Perez nuk është aspak i kënaqur me skuadrën e tij, dhe ai që mund ta pësojë nga e gjithë kjo skuadër është trajneri Zidane.

Tekniku francez mund të shkarkohet shumë shpejt dhe zëvendësuesi i tij është gati. Mësohet se Mourinho ka rënë dakord për t’u rikthyer te Reali, ekip të cilin e drejtoi nga viti 2010 deri në vitin 2013.

“Mourinho e ka vendosur tashmë se ku do të shkojë. Gjithçka është organizuar dhe e vendosur” E bën të sigurt këtë lëvizje e përditshmja spanjolle “AS”, që shkon edhe më tej. “Është vendosur edhe stafi personal i trajnerit, mungon vetëm data e fillimit të punës. Mourinho po pret Real Madridin”

Gjithashtu burime pranë Mourinhos konfirmojnë atë që ka shkruar AS. “Çështja nuk është nëse Mourihno do të shkojë në Madrid, por kur do të ndodhë.”

Portugezi ka pranuar rikthimin te madrilenët, dhe tashmë po pret vetëm shkarkimin e Zidanit, për të nisur punën si trajner i Realit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco