Rivaldo: Ia çfarë duhet të bëjë Mbappe që të bëhet si Messi dhe Ronaldo

Rivaldo: Ia çfarë duhet të bëjë Mbappe që të bëhet si Messi dhe Ronaldo

12:18, 25/10/2019

Legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, thotë se për t’u shndërruar një ditë në futbollistin më të mirë në botë, Mbappe duhet të largohet nga Franca dhe të provojë një aventurë në la Liga ose në Premier League.

Për më shumë se 10 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në futboll, duke thyer rekorde historike dhe duke shënuar gola.

Por që stafeta e më të mirit të botës t’i kalojë Mbappe-së duhet që francezi të transferohet në një ligë të madhe, sipas Rivaldos, shkruan tabloidi britanik "The SUN", raporton SYRI.net.

“Nuk ka asnjë dyshim se Mbappe ka kualitete për t’u bërë një ndër më të mirët në botë, pasi luan shkëlqyshëm dhe ka potencial të madh”, tha Rivaldo për “Betfair”.

“Ai do të zhvillohej edhe më shumë si lojtar duke luajtur në La Liga ose Premier League. Është e qartë se Ligue 1 nuk është në nivelin e Spanjës ose Anglisë. Me gjithë respektin që kam për PSG-në, besoj se Mbappe duhet të largohet për Spanjën ose për një klub të madh në Angli.

Mbappe duhet ta konfirmojë veten si trashëgimtar i Messit dhe Ronaldos. Lojtarët më të mirë kanë nevojë të luajnë në ligën më të mirë”, vijoi ai.

“Nëse Barça ka pasur aq shumë probleme për ta transferuar Neymarin. Imagjinoni sa e pamundur është që PSG-së t’i marrësh Mbappe-n. Momentalisht për mua është pothuajse e pamundur për ta sjell këtë lojtar në Barcelonë”, përfundoi Rivaldo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco