Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen që jep kur pyetet për ‘Topin e Artë’

Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen që jep kur pyetet për ‘Topin e Artë’

17:00, 21/10/2019

Cristiano Ronaldo është shfaqur në konferencë për mediat një ditë para ndeshjes që Juventusi do të zhvillojë me Lokomotivën e Moskës në Champions League.

34-vjeçari është pyetur për “Topin e Artë” dhe për herë të parë pas një kohe, duket se për të më me rëndësi janë çmimet ekipore se sa ato individuale, teksa sa ishte në Real Madridit interesohej gjithmonë për ato individuale.

Lionel Messi vazhdimisht ka përsëritur se dëshiron çmime ekipore, sepse kur një lojtar arrin ato, atëherë ka mundësi të fitojë gjithçka tjetër, por tashmë ashtu mendon edhe Ronaldo.

“Më mirë të fitoni Championsin apo ‘Topin e Artë’? Çmimet individuale nuk janë më të rëndësishme, por ato ekipore. Nuk kam çfarë të flas për ‘Topin e Artë’. Çmimet vijnë nëse i gjithë ekipi ka sukses”, tha Ronaldo.

Messi, Ronaldo dhe Van Dijk janë favoritët kryesor për të rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco