Partizani rikthen tifozët për supersfidën me Skënderbeun, publikohen çmimet e biletave

Partizani rikthen tifozët për supersfidën me Skënderbeun, publikohen çmimet e biletave

16:29, 21/10/2019

Partizani do të presë ditën e enjte, Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.

Në këtë sfidë të kuqtë do të kenë mbështetje edhe tifozët, të cilët kanë mundësinë të ndjekin skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit, pas dënimit që Komisioni i Disiplinës kishte dhënë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka publikuar çmimet e biletave, aty ku më e shtrenjta kushton 1000 lekë të reja, ndërsa më e lira 300 lekë të reja.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco