FOTO/ Ja renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 8-të, kryeson...

FOTO/ Ja renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 8-të, kryeson...

23:25, 19/10/2019

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme të gjitha ndeshjet e javës së tetë, ndërkohë që edhe tabela e renditjes ka pësuar ndryshime.

Vendin e parë tashmë e mban Teuta, me 15 pikë, e vetme në krye të klasifikimit. Më tej, pas fitoreve, ngjiten në kuotën e 14 pikëve, Tirana dhe Partizani, që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e katërt dhe të pestë, gjenden Bylisi dhe Skënderbeu, ndërkohë që vendi i gjashtë për Vllazninë, që mbetet me 12 pikë. Vetëm vendi i shtatë për Kukësin, me 11 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Laçi mban pozicionin e tetë, me 7 pikë.

Luftëtari i parafundit në renditje, me 6 pikë, ndërkohë që mbyll tabelën Flamurtari, me vetëm 2 pikë gjatë 8 ndeshjeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco