Mesut Ozil kujton momentin e grabitjes: E pashë që diçka nuk po shkonte, Sead bëri një veprim të guximshëm

Mesut Ozil kujton momentin e grabitjes: E pashë që diçka nuk po shkonte, Sead bëri një veprim të guximshëm

23:34, 17/10/2019

Mesut Ozil ra pre e një grabitje korrikun e kaluar. Së bashku me mesfushorin turko-gjerman ishte dhe shoku i tij i skuadrës Sead Kolasinac.

Në një intervistë për “The Atletic UK”, Ozil kujtojë këtë moment tepër të vështirë për të.

31 vjeçari u shpreh se u tremb shumë, pasi aty ndodhej dhe gruaja e tij, me të cilën sapo ishte martuar.

“ E pashë që diçka nuk po shkonte pasi dy persona po afroheshin me një armë në dorë. Ata i shkuan drejtpërdrejtë Seadit dhe i thanë . “Na jep orën tënde”. Mirëpo reagimi i Sead ishte i shpejtë dhe i guximshëm. Ai sulmojë një prej agresorëve.

U tremba shumë për gruan, sapo ishim martuar. U tremba dhe për Seadin por jo për veten. U shqetësova se ata mos hapnin derën e gruas time dhe do ta sulmonin kështu që u përkula dhe po mbaja derën e saj fortë, u shpreh mesfushori i Arsenal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco