Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Barcelona nuk pranon të luajë ‘El Clacison’ e parë në ‘Bernabeu’

Barcelona nuk pranon të luajë ‘El Clacison’ e parë në ‘Bernabeu’

15:45, 17/10/2019

Situata e rënduar politike në Katalonjë dhe protesta që pritet të zhvillohet në 26 tetor në Barcelonë, ditën kur ishte parashikuar të luhej “El Clasico” e parë sezonale, kanë bërë që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid të vendoset në dyshim për t’u zhvilluar.

“Los Blancos” ishin të gatshëm ta mirëprisnin klasiken në Madrid, e më pas ajo e kthimit në mars të bëhej në “Camp Nou”.

Por, klubi blaugran nuk e merr aspak në konsideratë këtë mundësi.

Kështu, mbetet vetëm zgjidhja për t’u shtyrë, ndërsa data më optimale për klubet duket të jetë 18 dhjetori.

Ose më pas të ndërmerret risku për ta luajtur më datë 26 tetor siç ishte parashikuar, në ditën e protestës në Barcelonë.

Megjithatë, kjo mundësi është e vështirë të konsiderohet, pasi ne sheshe do të jenë edhe tifozë madrilenë dhe do ishte shumë e thjeshtë për situatën të dilte nga kontrolli.

Vendimi përfundimtar rreth “El Clasicos” mund të merret gjatë orëve të ardhshme ose në ditën e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco