Nuk pranon të rinovojë me PSG, Cavani pranë ekipit të La Ligas

Nuk pranon të rinovojë me PSG, Cavani pranë ekipit të La Ligas

20:31, 15/10/2019

Kontrata e Edison Cavanit me PSG përfundon qershorin e ardhsëm dhe negociatat mes tij dhe klubit francez për të zgjatur bashkëpunimin nuk po shkojnë aspak sipas pritshmërive.

Kjo pasi francezët, duke parë moshën thuajse 33-vjeçare të sulmuesit uruguaian, janë gati t’i ofrojnë zgjatje të kontratës për një tjetër vit, por me pagë më të ulët sesa ajo aktualja.

Vetë Cavani, që aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim, vijon të ngulmojë se do të pranojë të ulë pagën vetëm nëse i ofrohet një kontratë e vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Parë gjithë këtë situatë, shanset më të mëdha janë që Cavani të mbetet një lojtar i lirë verën e ardhshme dhe ky fakt “josh” shumë klube evropiane si Interi, Manchester United, Atletico Madrid, etj.

Pikërisht këta të fundit kanë nisur edhe kontaktet e para me menaxherët e sulmuesit dhe janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë 3-vjeçare me pagë 7 milionë euro në sezon, shifra këto që duket se kënaqin edhe vetë Cavanin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco