FOTO/ FSHF falënderon tifozët kuqezinj për mbështetjen në transfertën e largët moldave

FOTO/ FSHF falënderon tifozët kuqezinj për mbështetjen në transfertën e largët moldave

11:29, 15/10/2019

Tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë.

Kuqezinjtë e fushës nuk ndihen në asnjë stadium vetëm, teksa pas tyre është një grupim i madh që nuk pushon së mbështeturi ekipin për 90 minuta.

Edhe në ndeshjen e djeshme përballë Moldavisë në transfertë, tifozët ishin sërish aty.

Në sektorin e dedikuar, i dhuruan ngrohtësi Kombëtares dhe shijuan një performancë fantastike nga futbollistët.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe një falënderim nga Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në emër të lojtarëve kanë theksuar se tifozët nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar.

Image

Kështu, mbyllen ndeshjet e muajit tetor dhe kombëtarja e tifozët kanë lënë takimin e radhës në nëntor për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, këtë herë në Shqipëri dhe në stadiumin e ri Kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco