Zbulohet kontrata e Balotellit te Brescia

Zbulohet kontrata e Balotellit te Brescia

15:16, 13/10/2019

Mario Baloteli firmosi për Brescian këtë merkato verore. Ky ishte një rikthim për Balotellin në Itali pasi më parë ka qenë pjesë e Interi dhe Milanit.

Mirëpo së fundmi mediat italiane, kanë zbuluar  një detaj mjaft të rëndësishëm nga kontrata e tij.

Kështu sipas “Corriere Della Sera”, sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë me pagë prej një milionë eurosh, shifër kjo që do të katërfishohej, nëse plotësohen dy kushte të vendosura nga klubi i “Dallëndysheve”.

Njëri prej kushteve është që Balotelli të shënojë minimalisht 15 gola në sezon dhe tjetri është që Brescia t’ia dalë të mbijetojë mes më të mirave të futbollit italian, ndërsa bonusi digjet nëse njëri prej objektivave nuk do të arrihet.

Deri tani Brescia ka luajtur 6 nga 38 javët e kampionatit dhe ka arritur të grumbullojë po kaq pikë me dy fitore dhe 4 humbje, duke u renditur përkohësisht në vendin e 16, ndërsa Balotelli ka shënuar golin e parë në transfertën ndaj Napolit.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco