FOTO/ Sampdoria prezanton trajnerin e ri

FOTO/ Sampdoria prezanton trajnerin e ri

17:09, 12/10/2019

Sampdoria ka zgjedhur trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit.

Klubi xhenovez ka shkarkuar nga drejtimi i skuadrës, Eusebio Di Françesko, për shkak të rezultateve të dobëta të këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Sampdoria ka njoftuar se trajneri i ardhshëm i skuadrës do të jetë Kaludio Ranieri.

Image

Tekniku italian në sezonin e fundit zëvendësoi pikërisht Di Françeskon te Roma, të cilët i drejtoi në 12 ndeshje.

Në të kaluarën e tij, Ranieri ka drejtuar edhe skuadra si Fiorentina, Juventusi, Çelsi, Interi, dhe Atletiko Madridi, pa harruar këtu edhe Leisterin, me të cilët bëri historinë duke fituar Premier Ligën.

Objektivi i trajnerit te Sampdoria për këtë sezon do të jetë ta shpëtojë ekipin nga rënia dhe në rast se ia del, atëherë do ta drejtojë këtë skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco