Ansu Fati shuan dilemat, talenti i Barcelonës grumbullohet me Spanjën

Ansu Fati shuan dilemat, talenti i Barcelonës grumbullohet me Spanjën

16:32, 12/10/2019

Ansu Fati tashmë ka vendosur të përfaqësojë Spanjën.

Talenti 16-vjeçar i Barcelonës, që ka mahnitur të gjithë, madje edhe Lionel Messin në pesë paraqitjet e para me katalanasit, ku ka shënuar 2 gola, ka vendosur të luajë për Spanjën.

Ai së fundmi është grumbulluar me Spanjën U-21 dhe ka bërë stërvitjen e parë me pjesën tjetër të grupit, pasi erdhi si zëvendësues i Carlos Perez, që u dëmtuar në stërvitje.

Mediat në Spanjë raportojnë se Fati mund të luajë disa minuta kundër Malit të Zi U-21, ndeshje që do të zhvillohet të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco