Çfarë të bëri të vije te Shqipëria? Mihaj: Shpirti im ishte më shumë që të vija...

Çfarë të bëri të vije te Shqipëria? Mihaj: Shpirti im ishte më shumë që të vija...

19:48, 09/10/2019

Enea Mihaj është vetëm 21 vjeç dhe e ardhmja e tij premton shumë. Tek kombëtarja shqiptare deri më tani i ka pasur minutat e pakta, por ky mbrojtës cilësohet me karrierë të garantuar, pasi e provoi veten te Panetolikosi në Greqi.

Atje do të merrte edhe ofertë nga ekipi kampion, PAOK-u, megjithëse edhe aty ka pasur vështirësi për të siguruar vendin e titullarit. Sa i përket vendimit për të ardhur te Shqipëria, më parë futbollisti në fjalë e kishte refuzuar disa herë ftesën.

Por në kohën e Panuçit, erdhi edhe bindja për të përfaqësuar Kombëtaren. Në një intervistë për “TV Klan”, Mihaj ka treguar më tepër rreth kësaj zgjedhje, por duke e kuptuar gabimin e së shkuarës.

“Unë besoj në pak kohë do të luajë me ekipin Kombëtar dhe do të jem një ditë si kapiten i Shqipërisë. Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, flet greqisht me mamanë dhe babanë, ndihet edhe grek edhe shqiptar. Çfarë më bëri të vija te Shqipëria? Po atë që duhet ta bësh, kërkohet me gjithë shpirt. Shpirti im ishte më shumë që të vija te Shqipëria. Kemi parë disa lojtarë të rinjë, por duhet të kemi edhe eksperiencën”, ka thënë Mihaj. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco