Godin zbulon pse u zëvendësua nga Conte në ‘derbin’ me Juventusin

Godin zbulon pse u zëvendësua nga Conte në ‘derbin’ me Juventusin

18:52, 08/10/2019

Diego Godin kaloi tek Interi në merkaton e verës, teksa ishte një lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar kontratën me Atletico Madridin.

Mbrojtësi ka qenë një titullar i padiskutuar nga Antonio Conte në ndeshjet e para të kampionatit, pasi shihet si një lojtar ku trajneri mund të mbështetet .

Uruguaiani ka treguar një formë shumë të mirë, teksa është ambientuar menjëherë në kampionatin italian.

Në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, Godin u largua nga fusha e lojës, për shkak të një problemi një gju.

33-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku flet për aventurën te zikaltrit dhe  pranon se kishte një problem në ndeshjen me Juven.

“Në ndeshjen e fundit unë kisha një problem në gju, prandaj u zëvendësova, por nuk është asgjë e rëndësishme. Unë jam duke u përshtatur me një sistem të ri loje dhe më një futboll ndryshe, megjithatë kjo është një përvojë e shkëlqyer. Kam gjetur një klub fantastik siç është Interi, me një trajner të shkëlqyer”, u shpreh mbrojtësi uruguaian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco