Dhuna në derbi/ Pezullohet drejtori i stadiumit ‘Selman Stërmasi’

Dhuna në derbi/ Pezullohet drejtori i stadiumit ‘Selman Stërmasi’

12:27, 01/10/2019

Dhuna dhe kaosi që prodhoi derbi i kryeqytetit ka marrë një jehonë të madhe.

Akuza, kundër akuza, një situatë e paprecedentë e cila kërkon një zbardhje sa më të shpejtë dhe marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten me.

Përgjegjësia është e madhe mbi të gjitha për klubin organizator, Tiranës, çka ka bërë që stafi drejtues i klubit bardheblu të mblidhet për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Sipas “BalkanWeb”, drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela është pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

Gjithashtu është pushuar nga puna dhe një roje e stadiumit. Vetë drejtori i stadiumit në një intervistë për “Panorama Sport” nuk ka pranuar një vendim të tillë, por ka saktësuar se ka bërë mirë punën e tij, me korrektësi maksimale.

Haskoçela shtoi ndër të tjera se për gjithçka ka parë përpara nisjes së derbit ka njoftuar personat përkatës, ata që kanë përgjegjësi direkte mbi sigurinë në stadium.

Drejtori i stadiumit shtoi se ka qenë ai i cili ka njoftuar përgjegjësit e sigurisë tri orë para ndeshjes pasi kishte pikasur dy gropa ku brenda kishin kuti me fishekzjarrë apo tymuese, të cilat sipas drejtorit të stadiumit, tashmë të pezulluar, janë hapur një natë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco