Conte frenon euforinë tek Interi: Koha do të tregojë ambiciet tona

Conte frenon euforinë tek Interi: Koha do të tregojë ambiciet tona

17:19, 23/09/2019

Interi i Antonio Contes e ka nisur në mënyrë perfekte kampionatin e ri, duke marrë kryesimin me 12 pikë të plota pas katër javësh.

Zikaltrit këtë sezon janë pretendentë seriozë për titull, por tekniku frenon euforinë.

“Kanë kaluar vetëm katër javë. Nuk duhet të harrojmë që dy vite më parë Interi ishte në krye të klasifikimit deri në dhjetor dhe pastaj u kualifikua në ndeshjet e fundit për në Champions. Kjo tregon se kampionati është i gjatë dhe duhet të luftojmë javë pas jave.

Koha do të tregojë ambiciet tona dhe të shohim çfarë do të na rezervojë e ardhmja. E përsëris që kam një grup lojtarësh të mirë, të cilët kanë ambicie dhe duan të jenë protagonistë. Duan të fitojnë diçka dhe shpresojmë që ta realizojmë. Duhet të jemi me këmbët në tokë për të shkuar deri në fund”, deklaroi Conte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco