Skuadra e panjohur që po udhëheq kampionatin portugez

Skuadra e panjohur që po udhëheq kampionatin portugez

12:47, 21/09/2019

Portugalia njeh vetëm tre skuadra, Benfika, Porto dhe Sportingu, të cilat  kanë fituar të gjithë titujt në ligën e Portugalisë, me përjashtim të dy rasteve.

Por në këtë sezon është ngritur përsëri pyetja, kush do ta fitojë kampionatin, pasi në këto pesë javë të para kampionati kryesohet nga skuadra pa emër e Famalicaos, që nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani.

 Të kuptohemi, nuk është një projekt thjesht futbolli, me akademi e filozofi të tillë si Ajaksi në Holandë, apo siç bën Porto në Champions. Famalicao mbështetet nga milionat e miliarderit izraelit Idan Ofer, një manjat anijesh.

Po ashtu, prapa “perdes” tek Famalicao është superagjenti portugez, Zhorge Mendez, njeriu që menaxhon kartonin e Kristiano Ronaldos e shumë të tjerëve.

Skuadra ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e deritanishme dhe ka barazuar një, me golavarazhin 11-5, duke qenë 1 pikë mbi Benfikën e Porton. Ekipi i përket një qyteze pranë Bragës, dhe në stadium shkojnë 5 000 vetë. Një mrekulli edhe kaq sa ka ndodhur, pasi Famalicao këtë sezon u ngjit në elitë, duke dalë nënkampion në kategorinë e dytë. Të hënën vjen ndeshja më e vështirë deri tani, ndaj Sportingut të Lisbonës, dhe Famalicao shpreson të arrijë atë që kanë bërë Belenenses në 1945 dhe Boavista në 2001, pra të shpallet kampione e Portugalisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco