Disiplina/ Kamza pezullohet dy vite nga Kupa, hetim për dhunën në Kastrioti – Egnatia

Disiplina/ Kamza pezullohet dy vite nga Kupa, hetim për dhunën në Kastrioti – Egnatia

18:48, 20/09/2019

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur pasditen e sotme për të analizuar sjelljet josportive.

Vëmendja ka qenë kryesisht te Kategoria e Parë, ku pati dhunë në ndeshjen e javës së parë mes Kastriotit dhe Engatias, gjë për të cilën Komisioni i Disiplinës hapi një hetim disiplinor.

Ndërkohë u pezullua me dy vite jashtë Kupës së Shqipërisë edhe klubi i Kamzës, që nuk mori pjesë në ndeshjen ndaj Apolonisë, këtë të mërkurë.

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco