KUPA, Grupi B/ Kukësi e Skënderbeu bëjnë ‘detyrën’, Laçi ja e papritura e ditës!

KUPA, Grupi B/ Kukësi e Skënderbeu bëjnë ‘detyrën’, Laçi ja e papritura e ditës!

18:11, 18/09/2019

U luajtën ditën e sotme, takimet e para në grupin B, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

Kukësi luajti në transfertë përballë Shkumbimit, ku fitoi pastër me shifrat 1-3.

Ndërsa në krahun tjetër Skënderbeu mposhti 4-1 skuadrën e Devollit. Dita zhbllokoi shifrat për korçarët në fundin e pjesës së parë me, ndërkohë që Vitija dyfishoi në minutën e 79-të. Vetëm pak sekonda më pas, ishte Tako që ngushtoi për Devollin. Gjithsesi, goli i Pollozhanit pak sekonda para mbylljes së takimit, solli të tretin. Ndërkohë, erdhi edhe goli i katërt në minutat shtesë, nga Muja.

E papritura e ditës ishte Laçi, i cili mbylli ndeshjen pa gola përballë Elbasanit, një skuadër e Kategorisë së Parë e cila për më tepër po kalon një formë jo edhe aq të mirë. Ndeshjet e tjera duken të hapura, për kthimin, edhe pse në fakt Luftëtari bëri një hap shumë të mirë me suksesin në minutën e fundit ndaj Turbinës në transfertë.

 

Ja të gjitha rezultate e ndeshjeve në Grupi B:

Shkumbini-Kukësi 1-3
Shënues: 30′ Koreshi / 6′ Maliqi, 35′ Kamara, 69 (p) Daku

Devolli-Skënderbeu 1-4
Shënues: 80′ Tako / 44′ (p) Dita, 78′ Vitia, 89′ Pollozhani, 90+2′ Muja

Elbasani-Laçi 0-0

Turbina-Luftëtari 0-1
Shënues: 90′ (p) Fili 

Apolonia-Kamza 0-0 (Kamza nuk u paraqit)

Pogradeci-Bylis 0-4
Shënues: 17′, 49′ Ndreca, 68′ Opoku, 76′ Goxhaj

Egnatia-Besa 0-1
Shënues: 66‘ Hoxha

Lushnja-Oriku 2-1
Shënues: 14′ , 54′ Alkanjari / 8′ Dhrami

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco