VIDEO/ Klopp ankohet për penalltinë që iu dha Napolit

VIDEO/ Klopp ankohet për penalltinë që iu dha Napolit

08:19, 18/09/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u duk i zhgënjyer nga penalltia që ekipit të tij iu dha në disfavor, në humbjen 2-0 ndaj Napolit.

Pas ndeshjes, tekniku gjerman u shpreh ndër të tjera se nëse një lojtar hidhet para se të ketë kontakt, ai rast nuk mund të jepet kurrsesi 11-metërsh.

"Ishte një ndeshje e balancuar, ne dominuam në minuta të veçanta. Napoli vuante në mbrojtje, por ne nuk i mbyllëm dot rastet tona. Loja ndryshoi në shumë pak minuta. Ne zhvilluam futbollin tonë, por nuk konkretizuam. Dhamë çdo gjë në çdo top. Penalltia? Ka pikëpamje të ndryshme për penalltitë, por sipas meje, nëse një lojtar hidhet para se të ketë kontakt, ajo nuk mund të jepet penallti”, u shpreh Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco