Kulla Kristaq Rama dhe klani mafioz gllabërojnë 50% të fondeve të Arenës Kombëtare

Kulla Kristaq Rama dhe klani mafioz gllabërojnë 50% të fondeve të Arenës Kombëtare

11:28, 17/09/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë sot të tjera fakte dhe krahasime, që hedhin dritë mbi një abuzim të tmerrshëm me fondet e Arenës Kombëtare, një korrupsion qeveritar prej miliona eurosh. “Arena e Hajnisë me 21 000 vende kushton 27 milionë euro më shumë sesa stadiumi kombëtar i Kosovës me 30 000 vende! - shkruan Berisha në Fb tek publikon dy foto. - Kulla Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit mafioz Rama, gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe klanit të tij mafioz!”

    Pak ditë më parë, Berisha denoncoi qendrën tregtare që po ndërtohet brenda Arenës Kombëtare dhe që ka shkëputur një copë të mirë nga ajo që duhet të ishte tribuna e stadiumit.

    Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama!

    “Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama! Kjo qendër ha njërën tribunë të stadiumit dhe një pjesë të fushës!” Ky është denoncimi që bëri të shtunën, ish-kryeministri Sali Berisha, në adresë të stadiumit kombëtar, që po propagandohet me bujë nga Kryeministri. “Lexoni akuzat e rënda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital,” ka ftuar Berisha në vijim të denoncimit të ri në Fb.

    Po ju shkruaj për të denoncuar gjymtimin e Arenës Kombëtare për llogari të klanit Rama.

    Përveç kullës 27- katëshe që keni denoncuar edhe ju dhe që të gjithë e flasin si kullë të klanit Rama, në mënyrë pothuajse të fshehtë del se 1/3 e Arenës Kombëtare e ka marrë Qendra tregtare, e cila thuhet se është e tëra pronë e klanit Rama.

    Për shkak të ndërtimit të saj, Arena nuk do të përdoret për gara atletike sepse është zvogëluar fusha, përveç kësaj qendra e klanit Rama ka zhdukur njërën tribunë të Arenës Kombëtare.

    Stadium skandaloz. Rëndësi ka që qendra e tij të dilte mirë, po stadiumi gjysmak si përherë. Dhe tani Rama na mburret me qendrën tregtare familjare. E mbante të fshehtë në videot tri dimensionale, por tani dalin pamjet që tregojnë se çfarë stadiumi ka bërë. Më mirë të quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushë stërvitje e Kombëtares, sepse në fakt kështu e kanë katandisur. Me respekt.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco