Conte shfaqet nervoz: 'Kam lexuar idiotësira, rruga është e gjatë'

Conte shfaqet nervoz: 'Kam lexuar idiotësira, rruga është e gjatë'

08:39, 15/09/2019

Skuadra e Interit regjistroi fitoren e tretë në kampionat në po kaq ndeshje. Me këtë fitore zikaltrit udhëheqin të vetëm Serie-A, pasi Juventus barazoi me skuadrën e Fiorentinës.

Antonio Conte trajneri i Interit pas ndeshje komentoi dhe performancën e djemve të tij:

“Shoh se kështu duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Duhet të jemi të aftë dhe të japim gjithmonë gjithçka nga vetja. Sot e dinim se nuk do të ishte e lehtë, ndaj dhe u bëra komplimentet e mia lojtarëve. Udinese është një skuadër e fortë, ndaj ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët”, komentoi Conte fitoren e Inter ndaj Udinese.

“Kam lexuar shumë idiotësira, por ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë, pa menduar për asgjë dhe askënd. Duhet të vazhdojmë kështu në kampionat, të mendojmë fillimisht për Champions dhe më pas për derbin e të shtunës. Barella-n e zëvendësova sepse ishte i ndëshkuar. Të punojmë duke ditur se kemi përpara një rrugë të gjatë dhe të mos na pushtojë entuziazmi”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Antonio Conte.

                                                                                                                                                                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco