Deklarata shokuese e trajnerit: Njerëz pranë klubit më kërkonin të mos fitoja trofeun

Deklarata shokuese e trajnerit: Njerëz pranë klubit më kërkonin të mos fitoja trofeun

23:52, 13/09/2019

“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit”, e nisi deklaratën e tij trajneri spanjoll Marselinjo, i cili u shkarkua në mënyrë surprizë nga stoli i Valencias.

U fol se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes tyre, por trajneri i befasoi të gjithë me deklaratën e bërë në konferencën për shtyp, duke ngritur dyshime të shumta.

“Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi. Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, u shpreh Marselinjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco