VIDEO/ U shpall më i miri i ndeshjes, lojtari çuditërisht shpërblehet me një kallash

VIDEO/ U shpall më i miri i ndeshjes, lojtari çuditërisht shpërblehet me një kallash

12:50, 13/09/2019

Lojtari i hokey-t nga Rusia mori një çmim të çuditshëm.

Pasi i ndali 36 nga 38 goditjet drejt portës në fitoren me rezultat 3-2 të skuadrës së tij,Saveli Kononov,  u shpërblye me një kallash nga një zyrtar i ndeshjes.

Portieri i hokey-t u prezantua me armë në dhomat e zhveshjes falë paraqitje së tij mbresëlënëse. Kononov u shpërblye me këtë çmim të çuditshëm pasi bashkëlojtarët e tij e votuan atë si lojtarin më të mirë të përballjes mes Izhstal Izhevsk dhe Chelmetit.

Nuk është e qartë nëse arma është e rreme apo një armë e vërtetë, megjithatë lojtarët e shijuan këtë çmim special.

Njëri prej lojtarëve dëgjohet duke thënë: “Nëse luajmë keq, ata do të na vrasin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco