E fundit/ Kosova kërkon të sjellë në Kombëtare futbollistin e Beshiktash

E fundit/ Kosova kërkon të sjellë në Kombëtare futbollistin e Beshiktash

18:15, 12/09/2019

Përfaqësuesja e Kosovës dëshiron të bëjë pjesë të grupit edhe ish kapitenin e klubit të njohur turk, Beshktash. Bëhet fjalë për Nexhip Uysal, 28-vjeçari që prej kohësh luan me gjigantët e Turqisë, por që kohët e fundit nuk ka gjetur shumë hapësira në ekip.Image

Ndërkohë nuk është hera e parë që përfaqësuesja e Kosovës vihet pas qendërmbrojtësit Uysal,  pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët, por problem u bënë rregullat e vendosura nga Turqia.

Fillimisht Turqia ka vendosur një rregull të pazakontë, ndërsa kërkon para nga çdo Federatë tjetër e Futbollit, që kërkon të marrë lojtarë nga grupmoshat e saj. Së dyti, lojtari duhet të heq dorë nga statusi i futbollistit vendas nëse i bashkohet Kosovës, gjë kjo e cila ia vështirëson shumë punët te Beshiktashi.

Sipas asaj që raporton gazeta “Olle” në Kosovë, menaxheri i lojtarit është interesuar mbi proçedurat për t’u pajisur me pasaprtë kosovare, fakt i cili tregon se për bashkimin e futbollistit me dardanët kanë nisur të hidhen hapa seriozë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco