Inter Miami, David Beckham synon që të bëjë dy goditje 'big' verën e ardhshme

Inter Miami, David Beckham synon që të bëjë dy goditje 'big' verën e ardhshme

17:17, 12/09/2019

David Beckham ëndërron për një Miami “yjesh”. Skuadra më e re e MLS (Inter Miami), e cila debutimin e saj në kampionatin amerikan të futbollit do ta bëjë në vitin 2020, me anë të presidentit të saj, Beckham,  synon që të afrojë në skuadër lojtarë të mëdhenj.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”  objektivat e klubit janë, dy lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Argjentiansi ka kontratë me deri në vitin 2021 me katalanasit por ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet në verë e 2020-tës.

Por te Barcelona janë të sigurt se Messi do ta mbyll karrierën e tij në katalonjë.

Sipas medias spanjolle më e lehtë është për tu arritur tek Suarez, i cili mund të largohet gjatë verës së ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco