Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Parma – Juventus, arbitri urdhëron trajneri D’Aversa të ndryshojë këmishën

Ngjarje e pazakontë në ndeshjen Parma – Juventus, arbitri urdhëron trajneri D’Aversa të ndryshojë këmishën

10:33, 25/08/2019

Episod unik dhe vështirë për tu parë në një fushë futbolli, ajo që i ka ndodhur trajnerit  të Parmës, Roberto D'Aversa, në minutat e para të ndeshjes, kundër kampionëve të Italisë së Juventus.

Maresca, gjyqtari i Parma-Juventus, urdhëroi D'Aversa të ndryshojë këmishën e tij për shkak të mundësisë për tu ngatërruar me lojtarët e tij.

Ky i fundit kishte veshur një këmishë ngjyrë të bardhë me një kollare ngjyrë blu, duke krijuar një kombinim të ngjashëm me fanellën e skuadrës së tij, pikërisht për këtë reagoi dhe arbitri.

I befasuar nga ajo çfarë po i kërkonte Maresca, trajneri i Parmës vrapoi menjëherë të ndryshoj këmishën e tij të bardhë me një të zezë.

D'Aversa në fillim të ndeshjes

Image

D'Aversa pas ndërrimit të këmishës

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco