Real Madrid kërkon siguri nga PSG, në lidhje më çështjen Neymar

Real Madrid kërkon siguri nga PSG, në lidhje më çështjen Neymar

10:28, 23/08/2019

Real Madrid është duke biseduar me drejtuesit e PSG, për një transferim të mundshëm të Neymar.

Madrilenët janë të gatshëm për ta transferuar brazilianin në formë huazimi ose të përhershme.

Pas kontakteve të mbajtura,  tani drejtuesit po  presin një telefonatë nga Parisi , me qëllim që t'i japin një formë përfundimtare operacionit.

Por siç raportohet nga “Marca”  drejtuesit e klubit të Realit më shumë se për aspektin ekonomik po presin që të konfirmohet gjendja e shëndetësore e brazilianit.

Neymar ka pësuar shumë dëmtime gjatë sezoneve të kaluara dhe kjo situatë ka krijuar pasiguri në kampin e “Los Blancos”.

Ata kërkojnë nga parisienët siguri, dhe të marrin përsipër çdo rimbursim në qoftë se lojtari pëson një dëmtim. Sigurisht nëse dëmtim ka lidhje me ato të mëparshmet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco