ZYRTARE/ Valdet Rama firmos me klubin gjerman

ZYRTARE/ Valdet Rama firmos me klubin gjerman

15:55, 20/08/2019

Ditën e sotme u njoftua se Valdet Rama kishte shkëputur bashkëpunimin me skuadrën e Kukësi, nuk vonoi shumë dhe mesfushori firmosi me klubin e ri.

Sv Meppen është klubi ku Rama do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

Njoftimin për arritjen e kësaj marrëveshje e bëri klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në postim ata shkruanin se 31 vjeçari ishte një ëndërr e trajnerit të klubit.

“Mepen forcohet në sulm me Valdet Ramën, një ëndërr e madhe e trajnerit Kristian Neidhart për shumë kohë. 31-vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin rinovimin në bazë të paraqitjeve të bëra. Ai mund të kishte firmosur më herët, por kishte kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Europës”, shkruhej mes të tjerash në njoftimin për Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco