ZYRTARE/ Valdet Rama nuk rinovon me Kukësin, ja arsyeja

ZYRTARE/ Valdet Rama nuk rinovon me Kukësin, ja arsyeja

09:39, 20/08/2019

I ardhur në merkaton e janarit, Valdet Rama, me paraqitjet e tij u kthye shumë shpejt në idhullin e tifozëve.

Mirëpo aventura e tij me ekipin e Kukësit nuk zgjati shumë dhe Rama ka vendosur që të rikthehet në Gjermani, edhe pse drejtuesit e klubit ishin të gatshëm të plotësonin çdo kërkesë të tij.

Njoftimi për shkëputjen e marrëdhënieve e dha klubi i verilindor në faqen e saj zyrtare.

“Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .

Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t’i plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë”!

#FaleminderitRama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco