VIDEO/ 'Shkërmoqet’ Kukësi, Partizani fiton Super Kupën. Fantastik i riu Braun

VIDEO/ 'Shkërmoqet’ Kukësi, Partizani fiton Super Kupën. Fantastik i riu Braun

21:50, 18/08/2019

Partizani ka arritur të shpallet kampione e Super Kupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin në finale.

Futbollisti i Partizanit, Braun u kthye në një protagonist të vërtetë për skuadrën e Partizanit.

Xhamajkani arriti të realizoi tre gola për skuadrën e “demave të kuq” duke përmbysur i vetëm ndeshjen.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1, Esat Mala shënoi për skuadrën e Lerdës ndërsa Musta arriti që të barazoi takimin.

Në pjesë e dytë Musta shënoi përsëri për skuadrën kuksiane duke i çuar shifrat në 2-1.

Kur po pritej që ndeshja të mbyllej, Braun barazon takim duke i çuar skuadrat në shtesë.

Por në shtesë lojtari i transferuar këtë verë tek Partizani do të kthehej në njeriu kyç të ndeshjes.

Braun arriti që të shënoi dhe dy herë të tjera për skuadrën e tij, duke e përmbysur krejt takimin.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 4-2, me Partizanin që e ka nisur ë mënyrën e duhur këtë edicion të ri futbollistik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco