FOTO/ Hazard bën shpenzimin marramendës, 11 milion euro për këtë ‘mrekulli’

FOTO/ Hazard bën shpenzimin marramendës, 11 milion euro për këtë ‘mrekulli’

11:20, 15/08/2019

Një prej lëvizjeve më të bujshme në merkaton e transferimit të futbollistëve ishte kalimi i Eden Hazardit nga Chelsea te Reali i Madridit.

Mediat raportojnë së fundmi se Hazard ka bërë një investim të jashtëzakonshëm, duke blerë një vilë superluksoze me vlerë 11 milionë euro në kryeqytetin spanjoll.

Sulmuesi anësor belg, me transferimin e tij në Madrid, përfitoi një rritje të jashtëzakonshme të rrogës, duke kaluar nga afërsisht 12 milionë euro që merrte në Londër, në 22 milionë te “los blancos”, ku këta të fundit paguan gjithashtu edhe 100 milionë (+30 milionë bonuse) për kartonin e futbollistit.

Pra, vila e yllit belg vërtet kushton mjaft shtrenjtë, 11 milion euro, por vlera e saj është sa gjysma e pagës vjetore që do të përfitojë me fanellën e Real Madridit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco