Klubi i Serie A i vë syrin Susos, Milani e shet për 40 milion euro

Klubi i Serie A i vë syrin Susos, Milani e shet për 40 milion euro

11:07, 23/07/2019

Pas largimit të Stefan El Sharauit, Roma po kërkon një sulmues krahu, dhe tekniku Fonseka ia ka vënë “syrin” Susos së Milanit.

Të dy klubet prej ditësh janë në negociata, por ende nuk është arritur një marrëveshje, teksa kuqezinjtë kërkojnë plot 40 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin.

Nga ana tjetër, siç shkruan “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, Roma po mendon që të fusë në operacion, mesfushorin Stiven Nzonzi.

Drejtori Masara ka vlerësim për francezin, dhe “Djalli” mund ta mirëpresë 30-vjeçarin, për më tepër duke parë se hapësirat e Susos reduktohen ndjeshëm, me skemën e re të teknikut Giampaolo.

Roma shpenzoi rreth 26 milionë euro vjet për Nzonzin teksa e mori nga Sevilla, ndërkohë që tani duan ta fusin në operacion për tek Milani, për të ulur pretendimet e kuqezinjve për Suson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco