Giroud: Lampard është njeriu i duhur për Chelsean!

Giroud: Lampard është njeriu i duhur për Chelsean!

20:14, 22/07/2019

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud thotë se ekipi beson në aftësitë e Frank Lampard.

“Duket shumë e qartë se ai dëshiron më të mirën nga ne”, tha ai në faqen zyrtare të klubit.

“Ai dëshiron të na ndihmojë të përmirësohemi dhe ai ka një ide të qartë për atë që dëshiron të arrijë. Ai është shumë konkurrues dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Ne jemi duke punuar në taktikat kur nuk kemi topin dhe duke luajtur me formacionin 4-2-3-1 ne duhet ta njohim njëri-tjetrin edhe më mirë. Kjo ishte hera e parë që kam luajtur me Pulisic, Mason dhe me Kenedy, por ne ndjehemi mirë. Ne besojmë tek Lampard sepse është njeriu i duhur për këtë situatë” – tha francezi.

Lampard u emërua në krye të Chelseas gjatë verës duke zëvendësuar të larguarin Maurizio Sarri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco