Pagë 35 milion euro në sezon, Gareth Bale tundohet nga klubi kinez

Pagë 35 milion euro në sezon, Gareth Bale tundohet nga klubi kinez

18:25, 21/07/2019

Gareth Bale është bërë një problem tek Real Madridi, të cilët nuk e dëshirojnë uellsianin në skuadër.

Zidane e ka jashtë të gjitha planeve për sezonin e ri dhe për 30-vjeçarin bëhet pothuajse e pamundur për t’u aktivizuar me madrilenët.

Ofertat nuk mungojnë për sulmuesin, ku së fundmi mediat angleze shkruajnë se një klub kinez i ka ofruar një ofertë faraonike lojtarit.

Bëhet fjalë për Beijing Gouan, të cilët e duan futbollistin në skuadrën e tyre dhe i kanë propozuar një rrogë prej 35 milionë eurosh në sezon.

Në rast se Bale e pranon këtë ofertë, atëherë ai do të bëhej futbollisti më i paguar në kampionatin kinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco