Gjoka nuk dorëzohet, beson se Kukësi do ta përmbysë humbjen 3-0 me Debrecenin

Gjoka nuk dorëzohet, beson se Kukësi do ta përmbysë humbjen 3-0 me Debrecenin

21:44, 17/07/2019

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, e ka të qartë se ekipit të tij i duhet të bëjë një sakrificë të madhe, madje të shkojë edhe tej limiteve për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Europa League.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi, nuk i japim të mira vetëm ekipit të Kukësit, por të gjithë futbollit shqiptar. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kemi ekipin e Debrecenit. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë atje në fazën sulmuese, si asnjëherë tjetër, por nuk patëm fatin me vete. Jemi përballë realitetit që duhet ta pranojmë, është 0-3. Do të duhet një sakrificë të madhe dhe pak fat që të shkojmë te goli”, tha tekniku kryeqytetas.

Gjoka ndjen keqardhje për humbjen me rezultatin e pamerituar 3-0 të pësuar në Hungari.

“Keqardhja është shumë e madhe, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ishte një nga ato ndeshjet në Kupat e Europës që ekipet shqiptare bëjnë paraqitje dinjitoze. Por futbollit është i pamëshirshëm. E kemi studiuar sërish kundërshtarin, do ta kërkojmë deri në fund kualifikimin. Duhet të kemi shumë kujdes, pasi kundërshtari është i rrezikshëm”, deklaroi trajneri Ernest Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco