Trajneri i PSG thyen heshtjen: E dija që Neymar dëshironte të largohej...

Trajneri i PSG thyen heshtjen: E dija që Neymar dëshironte të largohej...

08:32, 17/07/2019

Thomas Tuchel thotë se e ka ditur dëshirën e Neymar për të lënë Paris Saint-Germain përpara fillimit të Kupës së Amerikës.

Ylli brazilian ka qenë në qendër të spekulimeve në javët e fundit mes raporteve që nuk është i kënaqur në kryeqytetin francez.

“Unë jam gjithmonë i zhgënjyer kur një lojtar kthehet vonë. Por është e qartë mes nesh, tani është mes klubit dhe Neymar. Ne punojmë së bashku”, tha fillimisht Tuchel për RMC.

A e di se ai donte të largohej? “Po, e kuptova para Kupës së Amerikës, por është diçka mes klubit dhe Neymar”

“Unë jam i gatshëm për gjithçka. Duhet të jemi fleksibël, nuk flasim rreth kësaj me të, jam i qetë. Është një gjë për klubin, nuk ndërhyj, nuk është tema ime”, theksoi trajneri i kampionëve të Francës.

Spekulimet e largimit të Neymarit u shtuan edhe më shumë pasi lojtari mungoi në fillimin e stërvitjeve para-sezonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco