Igli Tare ‘peshkon’ një tjetër shqiptar, talenti i Shpresave pranë nënshkrimit me Lazion

Igli Tare ‘peshkon’ një tjetër shqiptar, talenti i Shpresave pranë nënshkrimit me Lazion

11:04, 16/07/2019

Igli Tare është gati për të transferuar tek Lazio një tjetër talent shqiptar.

Bëhet fjalë për adoleshentin, Angelo Ndrecka i cili është pjesë e të rinjve të Chievos por “Corriere dello Sport” shkruan se ai do të mbërrijë në Romë për të nisur një aventurë të re, shkruan SYRI.net.

Drejtori Sportiv i Lazios është duke negociuar për të transferuar nga Chievo dyshen e talentuar Sofian Kiyine dhe Angelo Ndrecka i cili është aktivizuar me Kombëtaren e Shqipërisë U-21.

Një rol kryesor nëse përfundon ky operacion do të ketë Igli Tare që mendon se 17-vjeçari shqiptar ka një të ardhme premtuese.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco