Përcaktohet finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës

Përcaktohet finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës

21:46, 14/07/2019

Senegali është finalisti i parë i edicionit të 32-të të Kupës së Kombeve të Afrikës, që po zhvillohet në Egjipt.

Pasi nxorën jashtë loje Ugandën dhe Beninin në fazën me eliminim direkt, skuadra e drejtuar nga Cisse eliminoi në gjysmëfinale Tunizinë, duke e mposhtur me rezultat minimal, me golin e vetëm të takimit që u shënua në minutën e 101-të.

Në fakt, ishte një autogol i Bronn, pas një daljeje të gabuar të portierit Hassen.

Skuadra e drejtuar nga Girresse detyrohet të largohet nga turneu pas një ecurie mjaft pozitive.

Tashmë Sadio Mane me shokë i janë afruar shumë trofeut, të cilin synojnë ta ngrenë lart në mbrëmjen e të premtes, në orën 21:00, në Kairo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco