Joao Feliks prezantohet në Madrid: Jam i lumtur që jam këtu, Ronaldo më ka folur për Madridin

Joao Feliks prezantohet në Madrid: Jam i lumtur që jam këtu, Ronaldo më ka folur për Madridin

14:54, 08/07/2019

Ditën e sotme Joao Felix është prezantuar te skuadra e Atletico Madrid, fanella e tij do të jetë ajo me nr 7, që më parë e ka mbajtur Antoine Griezmann.

 Në konferencën gjatë prezantimit, talenti portugez ka theksuar, se ai ka detyrën për t’iu dedikuar fushës dhe për të ndihmuar klubin me cilësitë që ka.

“Jam shumë i lumtur me zor po pres të luaj. Çmimi është çështje e merkatos dhe unë nuk di fare nga këto. Në lidhje me shumën e shpenzuar nuk i kushtoj vëmendje. Do i dedikohem fushës dhe të jap më të mirën dhe të provoj të ndihmoj ekipin me cilësitë që kam. Këtu të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Felix foli dhe për këshillën që i ka dhënë bashkombasi tij, Cristiano Ronaldo.

“Ai është një lojtar i madh. Në përfaqësuese më ka folur për Madridin, i pëlqente shumë qyteti dhe jam këtu për të bërë historinë time. Dua të kujtohem si Joao Feliks. Cristiano është Cristiano dhe unë jam Feliks”, tha 19-vjeçari.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco